Konkursi i Matematikës Kangaroo Shqipëri

NJOFTIM

Konkursi Nderkombetar MATH-KANGAROO 2024

zhvillohet me 13 Prill 2024, ora 10.00

📍 Të dashur nxënës/prindër 

Konkursi ndërkombëtar Math "Kangaroo" 2024, i cili zhvillohet në afërsisht 100 shtetet anëtare të KSF (Kangaroo Sans Frontiers), është një ngjarje masive për testimin e njohuri matematike të nxënësve për problemet e jetës së përditshme. Qëllimi është t’u paraqesim nxënësve nga klasa e 1-rë deri në të 12-të një konkurs të bukur dhe tërheqës, që t’i frymëzojë ata për tu zhvilluar në drejtimin e matematikës.

Këtë vit Bordi i Kangur Shqipërisë njofton se ka filluar fushata për regjistrimin e nxënësve që duan të marrin pjesë në këtë Konkurs. Ky Konkurs do të zhvillohet më datë 13 Prill 2024 auditor (por edhe online).

 

Për nxënësit që duan ta zhvillojnë Konkursin në auditor (shkollë) Bordi "Kangaroo 2024" ju lutet të kontaktoni përgjegjësit/koordinatorët në shkollat/qytetin tuaj.

Për tu regjistruar në sistemin tonë të zhvillimit të Konkursit online, ju lutemi të ndiqni me kujdes hapat, të  cilat mund t'i gjeni në Manualin per zhvillimin e Konkursit Kangaroo. Regjistrimi duhet të bëhet në faqen exam.kangaroo.al/login

🦘 Për informacion më të shpejtë dhe të përditësuar, ju lutemi, na ndiqni në facebook Kangur Shqiperi

🦘🦘

Regjistrimet për konkursin "Math Kangur Shqipëri 2024" përfundojnë më datë 11 Prill 2024.

 

Ju mirëpresim në konkursin “Kangur Shqipëri 2024”!

 

Për informacione të mëtejshme mund të na kontaktoni me anë të email [email protected]

Për tu rregjistruar në sistem për zhvillimin e Konkursit online, ju lutemi, ndiqni hapat të  cilat mund t'i gjeni në Manualin per zhvillimin e Konkursit Kangaroo.

SUKSESE!

 

NJOFTIM mbi pagesen e regjistrimit

Pagesa e regjistrimit të çdo pjesëmarrësi është 700 Lekë dhe kryhet në Numrin e Llogarisë së “Shoqatës Shqiptare të Matematikës” si më poshtë:

OTP BANK (ish SOCIETE GENERALE ALBANIA)

Shoqata Shqiptare e Matematikës

ALL - AL7 090 211 388 4111 230 210 601 156

Kujdes: Përshkrimi i arsyes së pagesë duhet të jetë: Shoqata Shqiptare e Matematikës dhe jo Konkursi Kangur 2024.

Suksese!

Bordi : Kangur Shqiperi, 21 Shkurt 2024

 

QENDRAT e Konkursit ne auditor per vitin 2024 jane:

Qyteti Qendra Informacioni
 BERAT  22 TETORI

 Valentina Sinaj

 [email protected] 

 Cel: 0699446623

 DIBRA  Qendra Didaktike IVAN

 Aida Trupja (Murrja)

Cel: 0675197310

 DURRES  IBRAHIM KODRA

 Brunilda Muho

  [email protected]

 Nr. Cel:  0692171775

   Mihal Ekonomi

 Melina Hysko

  [email protected]

 Cel:  0698239201

   Rilindja

 Diana Zeqiri, Fatos Shuli

 Cel:  0696760638

 ELBASAN  UNIVERSITETI I ELBASANIT

 Bederiana Shyti

 [email protected] 

 Cel: 0697697442

   Maarif Schools of Albania

 Julia Ormena

 [email protected]

 Cel: 0675335040

 FIER  Flatrat e Dijes

  Krenar Sulaj

 [email protected]

 Cel: 0696966876

   NUMANI

 Suzana RAMA

 [email protected]

 Cel:  0692073705

   Arkea

 Ermelinda Ajazi

 [email protected]

 Cel:  0685417242/0694741201

 GJIROKASTER  Fryme Dashurie

 Anxhela Semanjaku

 [email protected]

 Nr. Cel: 0692166028

 KORCE  Universiteti i Korces "Fan Noli"

 Ida Bode

 [email protected] 

 Nr. Cel: 0693175306

 Lezhe  Qendra Lezhe

 Anisa Skendaj

 [email protected]

 Cel: 0696569042

   Lezha Academic Center

 Klementina Shahini

 [email protected]

 Cel: 0692065940

 POGRADEC  NEHEMIAH

 Sindi Mekolli

 [email protected]

 Cel: 0696042101

 SARANDE  Fryme Dashurie

 Thomas Dallas

 Nr- Cel: 0692052879

 SHKODER

Ikra Academy

Siper BKT, Kati 3,

Sheshi 2 Prilli, Shkoder

Ermira Omari

[email protected]

Nr. Cel: 0682015182

   Maarif Shkoder Campus

 Amra Mlloja

 [email protected]

 Cel:  +355674612400

 Whats App: +905459012911

   Universiteti "Luigj Gurakuqi"

 Sidite Duaj

 [email protected]

 Cel:  0693757342

TIRANE Qendra FSHN

 Vera Hoxha

[email protected]

 Cel: 0693058883

   Albanet

 Eva Mane

 [email protected]

 Cel: 068 201 3381

   Dritero Agolli

Jeta Lila

Cel: 0682071143

   Faik Konica

 Valentina Sinaj

 [email protected]

 Cel: 0699446623

   New York Basic Education

Matilda Mucodema

  [email protected]

Cel:  069 392 8528

   New York High School

 Suela

  [email protected]

 Cel: 0675655318

   Rreze Drite

 Valentina Sinaj

 [email protected]

 Cel: 0699446623

   Vatra e Dijes

 Valentina Sinaj

 [email protected]

 Cel: 0699446623

   Viktor Hygo

 [email protected]

Cel: 0692061673

   Virtus

 Erina Gjika

Cel: 0697018629

    Instituti Harry T. Fultz

Enida Dhoska

 [email protected]

 Nr. Cel: 0692934096

    Instituti Harry T. Fultz

 Neli Progri

   Udha e Shkronjave

 Artur Shkurti

 [email protected]

 Cel: 0692076068

   KRISTAQ RAMA

 Arbana Haxhi

 [email protected]

 Cel: 069 671 6631

 VLORE  Shkolla Internacional

 Elsona Mjekra

 [email protected]

 Cel: 0698914352

   PERLA

 Klevis Ymeri

 [email protected]

 Cel: 0697224987

 

 

 

 

 

 

 

 

ORGANIZIMI I KONKURSIT NDERKOMBETAR KANGUR NE SHQIPERI

 

  1. Historia e konkursit “Kangaroo”
  2. Organizimi dhe vendet pjesëmarrëse
  3. Statistika të KSF
  4. Organizimi në Shqipëri

 

1. HISTORIA E KONKURSIT “KANGAROO”

Në fillim të viteve 80, Peter O'Halloran, një mësues i matematikës në Sidney, krijoi një lloj të ri konkursi të matematikës në shkollat Australiane: një pyetësor me shumë zgjedhje, alternativa, që mund të korrigjoheshin dhe të vlerësoheshin nga kompjuteri, dhe mijëra nxënës mund të merrnin pjesë në të në të njëjtën kohë.
Ky konkurs i ri pati sukses të jashtëzakonshëm në sistemin arsimor dhe në garat e matematikës në Australi. Në vitin 1991, në Paris, Francë, dy mësues të matematikës (André Deledicq dhe Jean Pierre Boudine) vendosën që të fillojnë të njëjtin konkurs matematike për shkollat e mesme me emrin "Kangaroo" për nder të kolegut të tyre australian.

Suksesi ishte i menjëhershëm edhe në Francë si edhe në Australi. Në edicionin e parë, morën pjesë 120 000 nxënës në variantin junior. Pas dy vjetësh numri i nxënësve arriti në 300 000. Modeli i ri i konkursit të matematikës filloi të ndiqej edhe në vendet e tjera evropiane krahas konkurseve dhe olimpiadave te tjera tradicionale.
Deri më sot janë të paktën 90 shtete në botë që e zhvillojnë këtë konkurs. Konkursi i “Kangaroo” zhvillohet nga nxënës të shkollave 9- vjeçare si edhe të mesme mbi të njëjtat materiale matematike që hartohen nga komisionet e shoqatës “KSF- Kangaroo Sans Frontieres”. Konkursi i Matematikës “Kangur” është konkursi më i madh i nxënësve në botë (jo vetëm për matematikën). Në edicionet e fundit pjesëmarrja e përgjithshme është mbi 6 miljonë nxënës në të gjithë botën.

 

1.1 Qëllimi i konkursit Kangaroo

Kangaroo është një konkurs që ka për qëllim të njohë nxënësit dhe mësuesit me problemet dhe ushtrimet e matematikës të programit shkollor në një mënyrë të këndshme, tërheqëse, pa ankthin e suksesit të domosdoshëm dhe konkurimit.

Testet e Kangaroo janë më të lehta se testet e tjera tradicionale si Olimpiadat e Matematikës dhe është konkursi më popullor që zhvillohet sot në botë dhe që ka karakter masiv. Shkollat e ciklit parauniversitar dhe mësuesit e tyre e përdorin konkursin si një mënyrë të këndshme dhe informative për të njohur nivelin e nxënësve të tyre, për të dalluar se ku mund të kenë probleme dhe mangësi në dijet e tyre.

Rezultatet kanë qenë dhe do të jenë vazhdimisht edhe në dispozicion të drejtuesve të shkollave për të bërë analizat e nevojshme dhe për të nxjerrë rezultatet e duhura. 

Duke qenë një konkurs ndërkombëtar, me të njejtin test, ne do të krahasohemi me nivelin e vendeve të tjera. Gjithashtu do të vlerësohen disiplinat ku kanë më shumë sukses apo dobësi, si gjeometria, algjebra, teoria e numrave, etj. 

Konkursi do të gjallërojë interesin për matematikën si tek nxënësit, ashtu dhe tek mësuesit, do t’i nxisë ata që të punojnë më shumë në përgatitjen për konkurset dhe olimpiadat e matematikës.

Konkursi krijon një parapërgatitje për teste zyrtare që kanë rëndësi të madhe për nxënësit si SAT, ACT, etj, duke qenë se ka shumë ngjashmëri në zhvillimin e tyre (me alternativa) si dhe në materialet që trajtohen.

 

2. ORGANIZIMI DHE VENDET PJESEMARRES

BORDI I KANGOUROU SANS FRONTIERES - KSF

President: Meike Akveld, Zvicër

Secretary: Alexander Unger, Gjermani
Vice-presidents: Luis Caceres, Porto Riko

Members: Elio MEGA (Brazil), Maria Omelanczuk (SHBA), Angelo Lissoni (Itali), Bart Windels (Belgjikë)

Honorary President: André DELEDICQ, KSF Paris (Francë)
Treasurer:  Robert Geretschläger (Austri)

Vëndet pjesëmarrëse

Rezultate dhe statistika Kangaroo Shqipëri 2019

Nr Testi Kategoria Mosha Klasa Nr. i pyetjeve Pjesemarres Fitues 

Pikët maks të arritura

1 PreEcolier 7-8 1-2 24 1215 82 73
2 Ecolier 9-10 3-4 24 1793 179 86
3 Benjamin 11-12 5-6 30 1332 75 95
4 Cadet 13-14 7-8 30 795 147 104
5 Junior 15-16 9-10 30 615 30 88
6 Student 17-18 11-12 30 574 12 74
Gjithsej 6324 525  

 

4. ORGANIZIMI I KANGAROO NE SHQIPERI

Për herë të parë, në vitin 2015, është miratuar nga institucioni ndërkombëtar International Association «Kangourou sans Frontières», KSF, kërkesa e Shoqatës Shqiptare të Matematikës (SHSHM – AMA), për të qenë Përfaqësuesi Eksklusiv i këtij Konkursi për Shqipërinë. Kështu, nga mars 2016 deri në mars 2019 janë zhvilluar me sukses katër edicione të këtij konkursi në të cilën kanë marrë pjesë nga 2000 deri 6700 nxënës nga klasa e 1-rë e deri në klasën e 12-të dhe disa qindra mësues nga pothuajse e gjithë Shqipëria.
Shoqata Shqiptare e Matematikës është tashmë anëtare me të drejta të plota e institucionit ndërkombëtar, International Association «Kangourou sans Frontières», që zhvillon dhe inicion këtë konkurs.

 

Grupet e moshave që do të marrin pjesë në Kangaroo 2020 janë

Nr Testi Kategoria Mosha Klasa Nr. i pyetjeve Pyetje 3 pikë Pyetje 4 pikë Pyetje 5 pikë
1 Niveli 1 7-8 1-2 24 8 8 8
2 Niveli 2 9-10 3-4 24 8 8 8
3 Niveli 3 11-12 5-6 30 10 10 10
4 Niveli 4 13-14 7-8 30 10 10 10
5 Niveli 5 15-16 9-10 30 10 10 10
6 Niveli 6 17-18 11-12 30 10 10 10